Bislimi: Do të jem personi i dytë në Evropë që do ta di datën e takimit mes Kurtit e Vuçiqit

E publikuar: 23/05/2022 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Njëra nga pyetjet që ju parashtruan Bislimit ishte edhe ajo se kur do të takohet kryeministrit Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“A mund të na tregosh zëvendëskryeministër kur do të jetë takim në mes të z.Kurtit dhe z.Vuçiq si dy person që janë vendimmarrës në të dyja shtetet”, ka qenë pyetja e anëtares së komisionit nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Bislimi është përgjigjur se do të jetë personi i dytë në Evropë që do ta kuptojë datën.
“Në atë moment që ka një person në Evropë që e dinë datën, unë do të jem i dyti dhe pastaj mundem me nda me ju. Por, nuk është diskutu fare kjo”, ka deklaruar Bislimi