Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është kujdesur që t’ua rikonfirmojë qytetarëve pesë prioritetet e punës së Kabinetit për Qeverisje të Mirë, të prezantuar ditë më parë.Ai ka njoftuar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente, të cilat do të udhëhiqen “nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale”.
Kreu i PDK-së ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, pesë video përmes të cilave prezanton përmbajtjet.Diplomaci Aktive dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar:
Kosova e së ardhmes duhet të jetë e integruar në strukturat euro-atlantike, të ketë një diplomaci aktive, që i ndjekë interesat kombëtare e shtetërore duke e forcuar bashkëpunimin ndërshqiptar.
















