Në Kuvendin e Kosovës është miratuar Projektligji për policinë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Të gjithë deputetët e pranishëm në sallën e Kuvendit votuan pro këtij projektligji.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca njoftoi se 74 deputetë votuan për, asnjë s’ishte kundër si dhe nuk pati asnjë abstenim.


















