I njohuri për vjedhje të derivateve kapet nga Policia, ia konfiskojnë veturën “full” me naftë

E publikuar: 15/05/2022 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I njohuri për vjedhje të derivateve në disa lokacione të vendit ka rënë në prangat e Policisë. Bëhet fjalë për një 42-vjecar me inicialet G.B., i cili u arrestua në orët e mëngjesit, pasi u kap në flagrancë duke bartur derivate nga zona neutrale në kufirin Kosovë – Maqedoni në drejtim të Hanit te Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit kur Policia Kufitare kishte pranuar informacione se 43-vjeçari i njohur për vjedhje derivatesh, bashkë me dy persona tjerë të panjohur, janë duke bartur derivate për në territorin e Kosovës.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, Policia ka arritur ta vë në pranga të dyshuarin, i cili më pas u shoqërua për në stacion, ku edhe u intervistua.

Siç mëson Sinjali, tre të dyshuarit e kishin ngarkuar me naftë një veturë, e cila u konfiskuar bashkë me bidonët me derivate që u kapën.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në ndalim prej 48 orësh dhe ndaj tij të iniciohet rasti “Vjedhje”.