Shefat e mbrojtjes amerikane dhe ruse flasin lidhur me Ukrainën

E publikuar: 13/05/2022 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoygu foli me Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin të premten pas muajsh refuzimi të kontaktit të drejtpërdrejtë me homologun e tij amerikan.

Por zyrtarët thanë se thirrja nuk dukej se sinjalizonte ndonjë ndryshim në luftën e Moskës në Ukrainë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes tha të premten se përderisa Austin beson se biseda një orëshe ishte e rëndësishme në përpjekjen për të mbajtur linjat e komunikimit të hapura, ajo nuk zgjidhi ndonjë “çështje akute” ose çoi në ndonjë ndryshim në atë që rusët po bëjnë derisa lufta hyn në javën e 12-të.

Thirrja – e iniciuar nga Austin – shënoi kontaktin e nivelit më të lartë amerikan me një zyrtar rus që nga fillimi i luftës në fund të shkurtit.

Gjatë disa muajve të fundit, zyrtarët e Pentagonit kanë thënë vazhdimisht se udhëheqësit rusë refuzuan të pranonin thirrjet nga Austin.

Kjo është biseda e parë mes Austin dhe Shoygu që nga 18 shkurti, një javë para fillimit të luftës. Një zyrtar tjetër i lartë tha të premten se Milley pritet të kontaktojë gjithashtu homologun e tij, gjeneralin Valery Gerasimov, shefin rus të shtabit të përgjithshëm.

Në një deklaratë, Pentagoni tha se Austin “kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit”.

Disa zyrtarë e përshkruan thirrjen si një hap pozitiv, por thanë se nuk kishte asnjë arsye të qartë pse rusët vendosën të vazhdonin me bisedën të premten.

Zyrtari i mbrojtjes tha se SHBA shpreson se kjo do të shërbejë si një trampolinë për bisedat e ardhshme dhe se u duk se kërkesa e Austin për komunikim në të ardhmen u pranua.

Zyrtari e cilësoi thirrjen si “profesionale”, por nuk dha detaje të tjera mbi përmbajtjen e saj.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë e kanë përshkruar luftën e Rusisë në Ukrainë, veçanërisht përpjekjen për të marrë kontroll më të madh mbi rajonin lindor të Donbasit si më shumë se dy javë prapa planit dhe dështim për të bërë përparim të qëndrueshëm.

Të premten, forcat ruse pësuan humbje të mëdha në një sulm ukrainas që shkatërroi një urë ponton që ata po përdornin për të kaluar një lumë në lindje, në atë që zyrtarët ukrainas, britanikë dhe amerikanë thanë se është një tjetër shenjë e luftës së Moskës për të shpëtuar një luftë të shkuar keq.