Manchester City e ka zyrtarizuar Erling Haalandin si futbollistin më të ri të skuadrës.
“Qytetarët” përmes uebfaqes kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit norvegjez.
Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga 1 korriku i këtij viti.
“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të Klubit me lojtarin”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.