Mbrëmë në San Jose të Kosta Rikës, bashkë me liderë të tjerë botërorë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu është takuar me Presidentin e deritanishëm, Carlos Alvarado Quesada
Osmani ka vlerësuar lartë rolin aktiv të Alvarados për të promovuar pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës në Amerikën Latine dhe më gjerë.
Gjatë qëndrimit në Kosta Rikë, presidentja ka përmendur raportin e veçantë në mes të dy vendeve tona dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Kosta Rikën si një nga shtetet e para që ka njohur pavarësinë tonë./InfoSot/
















