Limaj: Albin Kurti është veteran i rrejshëm, pse ku ka qenë në luftë ai?

E publikuar: 03/05/2022 22:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është veteran i rrejshëm i luftës.

Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Kurti nuk i plotëson kriteret për të qenë veteran i luftës.

“Jo nuk është veteran lufte ai, është veteran i rrejshëm. Pse ku i kon në luftë ai. Nuk po e them unë, vetë ligji, me kriteret që i plotëson. Ligji nuk ia jep veteran lufte. I ka do kritere, qysh është veterani i luftës: në cvilat vija të frontit ke qenë e kështu me radhë”, tha Limaj.

Tutje tha se kur të ndahen veteranët, duhet që veterani i rrejshëm të thuhet me emër, ndërsa të respektohet ai i vërteti.

“Veteranin e rrejshëm ndaje bre, thuje me emër, se qatje në vendlindje tem janë do djem që 16 vjet kanë qenë edhe janë veteranë dhe nihen keq në mënyrën se qysh trajtohet angazhimi i tij, ndaje të rrejshim, dënojë abuzuesin.

Ndaje të rrejshim, amo kur të folim duhet me qenë me kujdes se e lëndon dikë, ndërsa jepja respektin atij të vërtetit. Kjo qeveria spo don me bo kurgjo, se kryeministri duhet me nis prej veti. A është ky veteran? Po de, zyrtarisht kemi shumë edhe të rrejshëm po thojnë, por a i plotësojnë kushtet ligjore”, tha Limaj.