Danimarka dhe Suedia akuzojnë Rusinë për shkelje të hapësirës ajrore

E publikuar: 02/05/2022 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Danimarka dhe Suedia kanë thënë se një aeroplan spiun rus ka shkelur hapësirën ajrore të të dy vendeve.

Të dy vendet kanë thirrur ambasadorët rusë për incidentin.

Komanda Daneze e Mbrojtjes i tha AFP se avioni ishte një zbulues që ishte në hapësirën ajrore daneze për “një moment shumë të shkurtër” dhe se avionët danezë F-16 “ndërhynë menjëherë”.

Ai shtoi se incidente të tilla janë të rralla.

Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod tha se shkelja ishte “krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”.

Ndërsa Danimarka është anëtare e NATO’s, Suedia po debaton nëse duhet t’i bashkohet aleancës.

Megjithatë, ministri suedez i mbrojtjes i tha gazetës Dagens Nyheter se nuk kishte prova se incidenti ishte i lidhur me këto diskutime.