Shpërndanin drogë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

E publikuar: 01/05/2022 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy shqiptarë janë arrestuar të dielën nga policia italiane, pasi janë kapur duke shpërndarë drogë.

Arrestimi i tyre është bërë në zonën e via Papirias.

Të dy shqiptarët rreth moshës 40 vjeçare, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Agjentët e policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës, shkruan Abcmews.al.

Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veçanërisht në lokalet e natës.