“Ky sistem në të cilin gjendemi është sistem patriarkalo-kapitalist, i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës”

E publikuar: 01/05/2022 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” mbajti protestë. Marshi filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Punëtori/ja e mban shtetin, deputeti/ja mban biznesin”, “Kapitalizmi dhunon”,
“Kapitalizmi zllavëron”, “Duam Liri” ,“Duam barazi”, “Duam siguri “Poshtë kapitalizmi”, “Poshtë racizmi”, “Poshtë homofobia”, “Poshtë transfobia”, “Liri, barazi, solidaritet” ishin disa nga thirrjet e protestuesëve gjatë marshimit drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.

Një nga protestueset e cila nuk deshi që të prezantohet me emër dhe mbiemër për media, në fjalimin e saj tha se punëtorët në Kosovë i kanë të drejtat e cunguara.

Tutje ajo tha se që nga pas lufta në Kosovës, të drejtat e punëtorëve synohet që heshtja e punëtorëve të blihet lirë.

“Protesta jonë e përbashkët sot, është qëndrim politik se punëtorët dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat dhe vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqëror. Që nga punëtorët gra që i kryejnë të gjitha punët e riprodhimit shoqëror që kanë mbetur padrejtësisht në duart e tyre të papaguara, e deri tek puna që bëhet në fabrika, miniera, markete, qendra tregtare… Të mirat që prodhohet nga ato e ata, me bollëk i shijon vetëm 1% i shoqërisë, kapitalistët të cilët rritën çdo ditë e më shumë duke u a rrjepur punën e tyre”.

“Punëtorja e punëtori në të këtë sistem është me të drejta të cunguara, varësisht nga levërdia e egoja kapitaliste. Të jesh grua, person LGBT+, i ndonjë race tjetër, me nevoja të veçanta, je i/e papërshtatshëm edhe për tu konsideruar si punëtorë. Kjo pasi ky sistem në të cilin gjendemi është sistem patriarkalo-kapitalist, është sistem i dhunës, i përçarjes, disiplinimit e shtypjes së shumicës në favor të pakicës. Ky sistem nuk mund të sanohet me asnjë ndërhyrje neoliberale, dominante në politikat e pas luftës në Kosovës, të cilat veç synojnë ta blejnë lirë heshtjen e punëtorëve”.

Në protestë fjalim mbajti edhe një protestues tjetër i cili njësoj si parafolësja nuk deshi të prononcohet me emër dhe mbiemër.

Ai tha se sot më 1 maj po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre, lidhur me shtypjen e kushtet jo të mira për punëtorët e punëtoret në Kosovë.

Tutje ai tha se do të organizohen e angazhohen për një shoqëritë lirë e të barabartë.

“Kapitalizmi, të cilin ne sot po e denoncojmë shumicën prej nesh na lë të keq ushqyer, të rraskapitur nga puna, të vjedhur e të vetmuar. Punëtorja e punëtori sot punojnë me orare të zgjatura, shtypen sistematikisht, ngacmohen e herë vriten në vend të punës”.

“Do të angazhohemi në projektimin e një organizimi politik e ekonomik, ku punëtori e punëtorja janë të lirë nga çdo formë e shtypjes, si kusht kryesor për zhvillimin e potencialit njerëzor dhe jetësimin e kolektivës. Ne sot protestojmë e çdo ditë tjetër organizohemi e angazhohemi për një shoqëri të lirë e të barabartë”.