Lansohet një robot kërcimtar i jashtëzakonshëm që mund të kërcejë në më shumë se 100 herë sa lartësia e tij.
Sipas medieve të huaja pavarësisht se është vetëm 30 centimetra i gjatë, dhe peshon 30 gram, roboti është i aftë të kërcejë 32 metra.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara, të cilët zhvilluan robotin, besojnë se një ditë mund të përdoret në Hënë.
Duke qenë se graviteti në sipërfaqen hënore është më i dobët, roboti mundet potencialisht të përshkojë distanca prej 499 metrave, sipas ekipit.