Shaip Kamberi e fiton mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë

E publikuar: 28/04/2022 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfundon procesi i rivotimit në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit për zgjedhjet parlamentare, shkruan Titulli.com.

Sipas informacioneve jozyrtare lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i ka marrë rreth 690 vota ndërsa për të fituar një mandat në parlamentin e Serbisë akoma nuk është konfirmuar nga Komisioni Republikan Zgjedhorë.

Rezultatet preliminare jepen nga Komisioni Komunal Zgjedhorë i komunës së Bujanocit.

Në zgjedhjet e 3 prillit lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 9.630 vota dhe sipas paralajmërimeve i duheshin edhe 400 vota për tu bërë pjesë e parlamentit të Serbisë.