Vdes ish-ushtari i UÇK-së Skender Bytyqi

E publikuar: 28/04/2022 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Skender Bytyqi.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj.

“Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani. Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Elezaj.

Bytyqi në luftë njihej me nofkën “Albani”.

Postimi i plotë i Elezajt, pa ndërhyrje:

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani.

Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin.

U prehtë në paqe!/InfoSot/