Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

E publikuar: 28/04/2022 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“NATO është e gatshme të mbështesë Ukrainën në luftën kundër Rusisë, përgjatë viteve në vazhdim”.

Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Jens Stolteberg, i cili paralajmëroi se duhet të përgatiteshin për një luftë të gjatë.

“Ekziston absolutisht mundësia që kjo luftë të zvarritet për muaj e madje edhe vite”, tha Stoltenberg gjatë një takimi me të rinjtë në Bruksel.

Shefi i NATO tha se aleatët po përgatiteshin ti furnizonin Kievin me armë të standardit të aleancës, shkruan A2CNN.

Bundestagu gjerman miratoi të enjten dërgimin e tankve në Ukrainë në një kthesë dramatike të politikës së Berlinit. Me herët, Stoltenberg tha se Finlanda dhe Suedia mund t’i bashkoheshin aleancës shumë shpejt.