Për sot, enjte, datë 28 prill janë paraparë këto ngjarje:
Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 09:00)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 09:30)
Organizata IPKO Foundation në bashkëpunim me AUK TDI për të shtatin vit me radhë sjellin Konferencën “Girls in ICT” e cila organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, me temën “Qasje & Siguri”. (Kampusi i RIT Kosovo, Germia RIT Campus, ora 09:30)
Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS) organizon debatin me temën “Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite është propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës; shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e sekreteve tregtare etj. (Ndërtesa e Kuvendit ora 10:00)
Kuvendi i Komunës së Prishtinës mban mbledhje. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë ora 10:00 )
11:00
Në kuadër të fushatës #vajzatnëtik22, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon diskutimin “Prezenca e grave në sektorin e TIK-ut”. (Zyrat e OEAK-së, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK) mban mbledhjen e radhës, ku do të vendoset në lidhje me protestat e paralajmëruara. (Zyrat e BSPK-së, ora 11:00)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon publikimin e raportit “Konfuzioni i madh – Pse nuk përputhet veprimtaria e institucioneve të Arsimit të Lartë me nevojat e tregut të Punës”. (Biblioteka Universitare në ndërtesën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)
Mbahet ceremonia përmbyllëse e fushatës #VajzatnëTIK22. Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, do të mbajë një fjalë rasti. (Kino “Armata”, Prishtinë,ora 16:30)
Organizata “Youth Are the Real Leaders” (YARL) dhe OSBE-ja organizojnë festivalin ArchiTech – Edicioni i 3-të, i cili promovon përfshirjen e të rinjve në (ri)dizajnimin e hapësirave publike dhe planifikimin e nismave hapësinore përmes qasjes së “të mësuarit duke bërë”. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 17:00)
Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit Evolution Dance organizon program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”. (Para Teatrit Kombëtarë, ora 17:00)
/InfoSot/

















