Nga Ismet Sylejmani
Ish-komandanti i lavdishëm i UÇK-së, Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ka bërë një vizitë të madhe dhe historike në Ukrainë!
Kryeparlamentari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, ish-Luftëtari e Komandant Forina i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, trimi e besniku i çështjes së madhe të kursit të pashembullt puro kombëtar në Maqedoninë e Veriut, kurs që dirigjohet me madhështi nga Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, ka zhvilluar vizitë historike në Ukrainën që është bombarduar e gjuajtur mbi të nga të gjitha llojet e armëve, që është kallur në flakë, që është bërë shkrumb e hi, që është kulluar në gjak, që është masakruar e që është bërë gjenocid mbi popullin e sajë nga ushtria gjenocidale e kriminelit dhe gjakpirësit Putin dhe Rusisë vrasëse!
Kryeparlamentari shqiptar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është bërë i pari shqiptar që shkel me këmbën e Tij në tokën e përvëluar të Ukrainës së shkatërruar nga të gjitha armët klasike ruse dhe poashtu nga të gjitha armët ruse të dëmtimit në masë!
Të bëhet zemra mal dhe të rritet krenaria kombëtare e njerëzore kur e sheh ish-ushtarakun shqiptar, Shefin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, se si radhitet me vizitën e Tij në Ukrainë përkrah personaliteteve të mëdha të botës që udhëhiqen nga kryefuqia e planetit demokratik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e sajë besnik e të sinqertë!
Figura e ish-komandantit të UÇK-së dhe politikanit të shquar shqiptar trim e të vendosur Talat Xhaferi, me vizitën e Tij në Ukrainë, radhitet përkrah burrëshetasve dhe figurave më të mëdha botërore që kanë bërë historinë me fotot e tyre të bëra nëpër Kryeqytetin e Ukrainës Kiev!
Krenarë e të mburrur pafundësisht dhe përgjithmonë me Talat Xhaferin, besnikun e Ali Ahmetit, i cili me hyrjen e Tij në tokën që granatohet, shpërndau aromë lirie e demokracie në Ukrainën e shfarosur nga lukunia ruse e gjakpirësit Putin!