Përpos presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, ishte e ftuar në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Madje, Jahjaga ka shpërndarë një fotografi nga takimi i saj me Osmanin e Kurtin në këtë ceremoni.
“Me ftesë të Familjes Albright sot në Uashington DC në mesin e shumë liderëve nga mbarë bota, i dhamë lamtumirën e fundit Sekretares së Shtetit të ShBA, një mikeje të përjetshme të Kosovës, Madeleine K. Albright. Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh”.
Ish-presidentja ka thënë se është krenare që në Katedralen e Uashingtonit janë shfaqur vizita e Albright në Kosovë dhe busti i saj i realizuar në Prishtinë që janë realizuar me iniciativën e saj për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit.
Jahjaga tha se ka pasë nderin që ta ketë mike gruan që njihet si mikja e madhe e Kosovës, derisa shton se Kosova dhe populli i saj do të jenë përherë falënderuare për rolin e Albright.
“Ndihem krenare që në Katedralen e Ëashingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright. E nderuam siç e meritonte. E nderuam siç e meritonte, sepse Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj”.
“Është nderi më i madh i imi që pata fatin ta kem edhe mike shumë të dashur, e të shërbej si Presidente e Kosovës (2011-2016) duke e pasur atë si një nga përkrahëset e inspirimin tim më të madh për t’i shërbyer Kosovës, vend i cili do të mbetet ndër trashëgimitë e saja më të vlefshme. Pusho e qetë në paqe mikja ime!”, ka shkruar ajo në Facebook./InfoSot/


















