Kongresisti amerikan për të pagjeturit në Kosovë: Qëndroj krah popullit duke kërkuar drejtësi

E publikuar: 27/04/2022 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka kërkuar drejtësi për personat e pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se qëndron krahut popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre.

“27 prilli është datë që shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, që nderon personat e pagjetur nga lufta e Kosovës. Qëndroj krah popullit të Kosovës duke kërkuar drejtësi për të humburit dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai./InfoSot/