Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës të martën në veri.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rohde ka thënë se Gjermania mbështet autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës.
“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi ai./InfoSot/