Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, një javë më parë hyri në sallën e Kuvendit, u nënshkrua për mëditje dhe u largua menjëherë.Ajo foli sërish për këtë çështje në Frontal të T7, ku tha se nuk e ka ditur se bashkëpartiakët e saj e kishin lëshuar seancën.“Nuk kemi pasur plan që ta lëshojmë seancën”, tha ajo.Deliu ka thënë se “nuk do të shkoja kurrë në Kuvend për një mëditje”.
Paraprakisht, ajo tha se e kishte telefonuar administratën e Kuvendit për t’i thënë se nuk dëshiron ta marrë atë mëditje.“E kam telefonuar menjëherë administratën e Kuvendit për t’i thënë që unë nuk dua të paguhem për një mëditje që është 30-40 euro nëse s’gabohem”, tha ajo.“Përfaqësoj shumë më shumë sesa për të shkuar aty dhe për t’u nënshkruar”, ka thënë Deliu ndër tjerash.Klikoni këtu për ta ndjekur emisionin Frontal.


















