
Albin Kurti EU
Kryeministri Albin Kurti ka uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron, në rizgjedhjen e tij si president.
“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti në një cicërimë.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, shtoi i pari i qeverisë./InfoSot/


















