Sëmundja e djalit e detyron babanë të dalë në rrugë për të kërkuar para (VIDEO)

E publikuar: 23/04/2022 23:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avni Jashari, u detyrua që të dali vet e të kërkojë para për shërimin e djalit të tij dy vjeçar Orionit, i cili vuan nga një sërë sëmundjesh.

“Ka problem me veshkë, mëlçi, edhe me mushkëri, arsyeja pse Orioni është në këtë gjendje është se veshkët nuk janë duke i funksionuar”, ka thënë Avni Jashari.

Ky thotë se trajtimin në spitalet e Kosovës e kishte të pamundur, pasi nuk ofrohet, andaj ky u detyrua ta dërgojë djalin në Zagreb, ku për trajtimin e tij po i duhen 160 mijë euro.

“Është e vështirë për neve, se qëndrimi ditor atje është rreth 7,000 euro”, shtoi Jashari.

Për t’ia dalë me shumë në Lipjan është organizuar edhe një aksion humanitar, në sheshin e qytetit.

Derisa aksione të tilla për Orionin, po organizohen edhe në lokalitetet të ndryshme të Lipjanit.

Për të gjithë ata që dëshirojn të kontribojnë përmes RIA, WESTERN UNION mund të i dërgoni në adresë të1-Granit Duriqi Lipjan tel +383 44 365 648 2-Ymer Troshupa Lipjan +383 48 209 781

Llogaritë bankare ku mund të kontriboni për Orion Jashari Avni (Osman) Jashari Swift : NCBAXKPR Name: BKT Iban : XKO5 Llogaria 1901003324021134

Ymer (Zenun) Troshupa

Swift Code: RBKOXKPR

Name: Raiffaissen BankIban: XKO5

Llogaria 1501080002372451