Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, këtë të premte, ka vizituar Komunën e Dragashit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Bexhet Xheladini.
Të dy diskutuan për format e bashkëpunimit ndërinstitucional, në mënyrë që t’i bashkërendojnë politikat bujqësore me qëllim të zhvillimit të sektorit.


















