
Lumir Abdixhiku
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast është marrë vendim që të thirret konventa programore 29-30 prill, raporton Ekonomia Online.Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për medie, ka thënë se vendimi është marrë për të diskutuar “temë të rëndësishme”.
Numri një i LDK-së, ka thënë se në këtë konventë do të ftohen kryetarët e komunave të kësaj partie, asambleistët e kryetarët e degeve.“Është marrë vendim të thirret konventa programore 29-30 prill ku do të ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së, kryetaret, asamblistët, kryetarët e degëve forumet rinore e forumi gruas në një punim dy ditorë.
Do të kemi panele diskutuese në tema të rëndësishme të Kosovës në 29 prill”, tha Abdixhiku.“Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me qytetarët me grupet e interesit, me mësues, mjekë për të marrë brengat e mendimet e tyre për çështje jetike për ta. Kemi formuar 28 grupe tematike për çdo temë me rëndësi”, tha tutje Abdixhiku.

















