Tahiri: AAK-ja vazhdon bojkotin deri në themelimin e Komisionit Hetimor, VV-ja të tregojë çka janë duke fshehur

E publikuar: 21/04/2022 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë partie opozitare kanë kërkuar që të votohet Komisioni Hetimor për çështjet e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.Ai ka thënë se qëndrimi i AAK-së është se pa u votuar ky Komision, nuk do të marrin pjesë në asnjë votim.

“Sapo përfundoi mbledhja e kryesisë. Siç pritej diskutimi kryesor ishte rreth krijimit të komisionit hetimor. Qëndrimi i AAK është kërkesa për komision hetimor për çështje të energjisë. Është e habitshme dhe e pakuptimtë dhe zgjon kureshtje se cila është arsyeja që VV-ja e kundërshton themelimin. Çka janë duke fshehur”, tha Tahiri.