Tahiri: 400 eurot e dy pensioneve për ushtrinë i dha nëna ime

E publikuar: 20/04/2022 23:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka folur në Kanal 10 lidhur me Fondin e Sigurisë, ai tregoi se nëna e tij ka deponuar dy pensionet në këtë fond duke u bërë e para nga familja e tij që kontribon për ushtrinë.

“Fondin për Siguri e shohim si një mundësi të artë për ta forcuar ushtrinë tonë, Haradinaj dhe shumë kolegë të tjera kanë deponuar mjete për këtë fond. Familja ime ka kontribuar, më vjen keq ta them, por është nëna ime ajo që ka kontribuar e para e cila i ka dhënë dy pensione, i ka dhënë 400 euro”, ka thënë ai.
Tahiri ka komentuar edhe raportin e Freedom House, në të cilin thuhet se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, janë etiketuar si figura të lidhura me krimin dhe korrupsionin në Kosovë.

Tahiri ka thënë se raporti i Freedom House nuk ka saktësi, dhe duket se disa paragrafë kanë mbet të njëjta ndër vite.

“Ka qenë interesant për mu kur ka dalë lajmi, për shkak se fatkeqësisht lajmi u fokusuar vetëm në një paragraf i cili ishte jo vetëm i dyshimtë, dhe i pa saktë, mirëpo tepër i çuditshme që lidhej me kryetarin Haradinaj, dhe ne e bëmë një deklarim dhe thjesht shihet që ai paragraf o mbet qatu edhe se ka largu askush”, tha Tahiri, në Prime Time.
/InfoSot/