AAK thërret konferencë të jashtëzakonshme

E publikuar: 19/04/2022 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, pasi në Kuvendin e Kosovës nuk u votua miratimi i Komisionit Hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ju njoftojmë se në ora 14:00, në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media. Ju ftojmë ta përcjellni këtë ngjarje! AAK – Departamenti për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në njoftim.