VV-ja pamundëson votimin e Komisionit Hetimor, opozita e lëshon seancën

E publikuar: 19/04/2022 11:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi

Kuvendi

Formimi i Komisionit hetimor parlamentar për çështjen e menaxhimit të krizës energjetike nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme, raporton Ekonomia Online.Vetëm 33 deputetë kanë votuar pro mocionit për futjen në rend të ditës të formimit të Komisionit Hetimor parlamentar të propozuar nga PDK-ja për energjinë.

Nga 108 deputetë të pranishëm, 72 vota janë nevojitur që mocioni të kalojë.“33 deputetë kanë votuar pro, prandaj ky mocion mbetet në seancën e ardhshme”, tha Konjufca.Arben Gashi i LDK-së tha se pasi “u mohua një e drejtë kushtetuese”, LDK-ja do ta lëshojë sallën e Kuvendit.

“Meqënëse opozita iu mohua një e drejtë kushtetuese, GP i LDK-së nuk do të marrë pjesë në asnjë mbledhje dhe e ne e lëshojmë sallën”, shtoi Arben Gashi i LDK-së.Po ashtu, shefi i deputetëve të PDK-së, Ableard Tahiri, tha se ky subjekt politik nuk do të marrë pjesë as në seancat e tjera, pasi dështoi të votohej mocioni rreth komisionit hetimor për sektorin energjetik.

“Kjo ishte hera e parë që propozohet themelimi i një komisioni hetimor. Sot mendoj që është bërë një veprim i dëmshëm nga mazhoranca. Si opozitë, kemi qenë konstruktiv, sot na u mohu një e drejtë parlamentare. Kjo është një padrejtësi e madhe. Si GP i PDK-së nuk do të marrim pjesë në votimet e mëtutjeshme as në seancat e tjera”, tha Abelard Tahiri.

Njëjtë deklaroi edhe Besnik Tahiri, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, ka thënë se nuk është e mundur që të formohet Komisioni Hetimor parlamentar i propozuar nga opozita pasi sipas saj nuk është proces i ligjshëm.

Kësisoj, tri partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK lëshuan seancën, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për pamundësim të votimit të këtij hetimi.