Gazetarja ukrainase e cila ka arritur dje në Kosovë, Lyudmila Makey në një konferencë për media ka kujtuar momentin e fillimit të bombardimeve nga Rusia në shtetin e saj.
Makey ka thënë se e kujton shumë mirë ditën e 24 shkurtit 2022 kur u zgjua nga zhurma e aeroplanëve që fluturonin mbi ndërtesat e tyre.
“Unë shumë mirë e kujtoj ditën e 24 shkurtit. Një ditë më parë isha në një koncert filarmonik, ndërkaq të nesërmen u zgjova nga zhurma e aeroplanëve që fluturonin mbi ndërtesat tona. Kisha lexuar dhe kam dëgjuar që Putini dhe Rusia duan të na pushtojnë, por nuk e kam besuar deri në fund”, ka treguar Makey.
Gazetarja ukrainase më tej ka treguar se momenti më i vështirë për të ishte kur kuptoi se Rusia kishte bombarduar Kievin, qytet në të cilin ajo kishte vajzën e saj.
“Kur i hapa lajmet e pash që ka filluar bombardimi i Kiev, por më e keqja ishte se në Kiev kisha vajzën, u mundova me kontaktu por nuk munda sepse nuk funksiononte linja. Pas disa ore kam mundur të kontaktojë me të dhe ajo më ka thënë se mami çdo gjë është në rregull por gjithçka është bombarduar”, ka rrëfyer Makey.
Maky ka treguar pastaj se ka arritur të kontaktoj me motrën e saj që jetonte në një qytetet afër Kiev dhe pastaj ka vendosur që të shkoj të rri së bashku me të.
“Jam gëzuar kur kam kuptuar që të gjithë të afërmit e mi janë gjallë”, tha ajo.
Makey shtoi se është ndjerë e impresionuar me ngrohtësinë që i është ofruar në Prishtinë.