Brnabiq i reagon Osmanit: ”Ju jeni kampion kur bëhët fjalë për rrezikimin e trashëgimisë kulturore serbe”

E publikuar: 15/04/2022 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Propaganda dhe dezinformimi i Vjosa Osmanit në CNN vazhdon të destabilizojë gjithë Ballkanin Perëndimor, ka shkruar kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, duke reaguar pas intervistën të cilën e dha presidentja e Kosovës për kanalin amerikan, CNN.“Porositë e papërgjegjshme që ajo dërgoi, në një kohë kaq delikate për rajonin dhe botën, nuk po i ndihmojnë askujt”, shkroi Brnabiq në Twitter.

Brnabiq theksoi n se “porosi të tilla dërgohen nga ata që u mohojnë serbëve të drejtat themelore, përfshirë të drejtën e votës në zgjedhjet e fundit” dhe i quajti “autoritetet e vetëshpallura në Prishtinë kampione evropiane në rrezikimin e trashëgimisë kulturore të Serbisë”./EO/