Abdixhiku: LDK po përcjellë me shqetësim lajmet për sulmet kundër policëve në veri

E publikuar: 15/04/2022 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra për informim e LDK-së ka përcjellë sot reagimin e Kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, në lidhje me sulmet e ditëve të fundit kundër policëve në veri të Kosovës.“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës.

LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e Abdixhikut.