Banorët janë mbledhur në sallon dhe do të diskutojnë për ndarjen e punëve në shtëpi, por ai që nuk ndodhet aty, është Kreshniku, ai është duke qëndruar i vetëm në dhomën e gjumit, me banorët e presin që t’i bashkohet grupit.
Eleonora shkon t’a thërrasë, që të bëhet dhe ai pjesë e diskutimeve për ndarjen e punëve. Kreshniku justifikohet duke thënë që nuk ndihem mirë dhe që ka përjashtuar veten nga të gjithë dhe do të largohet nga shtëpia. Kur Eleonora e pyet pse nuk je ndier mirë, ai përgjigjet duke thënë që kam presion psikologjik nga të gjithë ju.
Eleonora i kërkon falje nëse kjo gjë i ka ardhur nga ajo, Kreshniku i përgjigjet që ky presion ka ardhur nga të gjithë ju.
“Mesazhin që kisha, e përcolla, ndaj hyra i fundit do dal i pari”, – ka thënë ai. Eleonora mundohet t’i japë argumente që ai mos të largohet duke i thënë, “qëndro, sepse nuk na ke dhënë akoma shansin për të të njohur”. Pas shumë përpjekjesh të Eleonorës, Kreshniku u bashkohet banorëve në sallon.
(gazeta-Shqip.com)