Punëtori bie nga kati i tretë vdes në vend

E publikuar: 14/04/2022 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt në Grabanicë të Klinës. I ndjeri ka rënë nga kati i tretë i objektit.Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:23.