Presidenca kërkon informacione nga autoritetet zvicërane për rastin e Dick Martyt

E publikuar: 13/04/2022 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklarimeve të ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, se strukturat serbe të sigurisë kanë planifikuar vrasjen e tij, janë vënë në lëvizje institucionet e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se do të bashkëpunojnë me shtetin e Zvicrës për të kuptuar më shumë lidhur me pretendimin e Martyt.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani ka thënë se është kërkuar nga autoritetet përkatëse zivcërane që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar për rastin.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë ai.

Tutje ka theksuar se shkaku i ndjeshmërisë së rastit, Osmani nuk do të mund të deklarohet sërish pas pranimit të informatave zyrtare nga shteti zviceran./Telegrafi/