Një rast “vrasje në tentativë” është hapur në polici pasi një person i gjinisë mashkullore ka njoftuar se kur ka hipur në veturën e tij e ka parë se diçka nuk është në rregull.
Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë.
Policia thotë se po e heton rastin.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË /Graçanicë, 11-12.04.2022 – 20:15-07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se po sa ka hipur në veturën e tij me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull. Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.