Me ndryshimin që ka përmendur Qeveria Kurti për t’ia bërë tatimit në paga, të gjitha pagat në vend, sektorin privat a publik, do të shënojnë rritje të lehtë.
Sipas propozimit, një ndryshim në shkallët tatimore do të bënte që secila pagë të rritej prej 6.8 euro.
Aktualisht, pagat tatohen sipas shkallëve tatimore nga 0 deri në 10 për qind për punën primare, ndërsa për ato sekondare mbi 10 për qind.
Pos kontributit pensional, pesë për qind nga i punësuari dhe pesë nga punëdhënësi, secili punëtor kontribuon me tatim mbi pagë në shtet.
Si funksionon llogaritja e pagës me shkallët tatimore të deritashme.
Shembull:
Paga bruto: 300 euroKontributi pensional: 5% punëtori (15 euro) dhe 5% punëdhënësi (15 euro)Paga që tatohet: 300-15 (kontributi i punëtorit) = 285 euro
Shkallët tatimore aktuale në Kosovë:
Paga prej 0 – 80 euro (0 për qind tatim) = 0 euroPaga prej 80 – 250 euro (4 për qind tatim) = 6.8 euroPaga prej 250 – 450 euro (8 për qind tatim) = 2.8 euro (285-250=35; 8 për qind e 35 euro=2.8 euro)
Gjithsej tatimi për pagë bruto 300 euro: 0 + 6.8 + 2.8 = 9.6 euro
Paga neto: 300-15 (kontributi pensional) – 9.6 euro (tatim) = 275.4 euro
Ndërkaq me propozimin e ri, shkalla tatimore ndryshon dhe ajo e dyta, prej 4 për qind hiqet. Pra, çdo punëtor do të paguajë 6.8 euro më pak tatim për pagë. Në rastin me 300 euro pagë bruto, paga neto do të ishte 282.2 euro.
Këtu mund të llogarisnin pagën tuaj nga bruto në neto dhe të kundërtën.
Me përllogaritjen e re, nëse miratohet ndryshimi, eliminojeni tatimin prej 6.8 euro.
Të martën, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa prezantuan ndihmën prej 100 eurosh për prill për secilin punëtor, pensionist dhe student në vend, njoftuan se sot (të mërkurën) në Qeveri në rendin e ditës në mbledhje do të jetë projektligji për pagën minimale. Të dy njoftuan edhe për propozimin për ndryshimin e shkallës tatimore.
Ministri i Financave bëri thirrje që “pas rritjes që ua bën shteti pagave, të shfrytëzojnë rastin edhe punëdhënësit privatë që të rrisin pagat”.
Propozimi i ri për pagë minimale pritet të jetë 250 euro neto.
Aktualisht është 130 deri 170