Biden: Po, e quajta gjenocid, sepse Putini po përpiqet të fshijë idenë për të ekzistuar ukrainasit

E publikuar: 13/04/2022 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Joe Biden

Biden i ka qëndruar prapa përshkrimit të gjenocidit të ofruar më herët në një fjalim në një fabrikë etanoli në Iowa.

“Po, e quajta gjenocid sepse është bërë gjithnjë e më e qartë se Putini thjesht po përpiqet të fshijë idenë për të qenë në gjendje të jesh ukrainas dhe provat po shtohen”, u tha Biden gazetarëve.

“Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua”, shtoi ai.