Zotimi i Kurtit për ndarjen e 100 eurove, Azemi: Faleminderit që i ndave ato mjete, problemin nuk e ke zgjidh

E publikuar: 12/04/2022 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për ndarjen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë, po mirëpritet nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, raporton Ekonomia Online.Kryetari i saj, Jusuf Azemi, thotë për Ekonomia Online se do të luftojnë që këto mbështetje të bëhen të përhershme e jo të përkohshme.

“Ne mendojmë se janë dy në këtë çështje përderisa ne si sindikatë mendojmë se edhe 10 cent nëse Qeveria e Kosovës ndan për punëtorët është një diçka për të cilën e ndjen se ka obligim ose do t’a zbutë gjendjen. Megjithatë ne luftojmë që këto zgjidhje të bëhen të përhershme dhe jo të përkohshme”.

Ai tha se kjo është një ndihmesë për qytetarët për festën e Bajramit mirëpo nuk është zgjedhur problemi në tërësi.“Pjesa e ndarë prej 100 euro mund të themi se është një vendim i mirë, por kërkesat tona të cilat janë rritja e pagës, krijimi i kushteve më të mira me këtë 100 eurosh mendojë që së për festën e Bajramit ndoshta një pjesë bukur të madhe të familjeve do t’ua plotësojë nevojat elementare, përndryshe kjo nuk është një zgjedhje që mund të mendojmë se e kryem një obligim.

Jo. mendojmë se qeveria e Kosovës nuk e ka kryer një obligim ose Qeveria e Kosovës në vazhdimësi duhet të merret me këto probleme. Është kjo sikurse po themi se bie shi për një minutë dhe gjithçka aty përfundon. Faleminderit që ndave 100 euro, problemin nuk e ke zgjedh”, tha Azemi.