Ardita Sinani shkarkohet nga pozita e kryetares së Preshevës

E publikuar: 11/04/2022 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kuvendi Komunal i Preshevës ka shkarkuar nga funksioni i kryetares së komunës Ardita Sinanin e Partisë për Veprim Demokratik.Për shkarkimin e Sinanit votuan 20 këshilltarë nga gjithsej 38 sa numëron KK i Preshevës, derisa 18 këshilltarë nuk morrën pjesë në votim.

Ardita Sinani ishte zgjedhur kryetare e Preshevës në maj të vitit 2021 pas një marrëveshje për koalicion midis PVD-së, PDSH-së dhe LR-së.