Gjatë ditës së sotme, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pati disa vizitorë në Hagë.
Përpos reperit nga Ferizaj, Gramos Aliu (Mozzik), i cili tregoi se e vizitoi Veselin dhe takoi edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe Nasim Haradinajn, Veseli u vizitua edhe nga djali i tij.

Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram.
Klestor Veseli bashkë me Mozzikun vizituan Veselin në Hagë, derisa i njëjti po vazhdon të mbahet atje në kuadër të procesit gjyqësorë të Speciales.
Pas takimit që pati me Veselin, Mozzik tha se ai është i fortë si guri, i pathyeshëm si gjithmonë.

Postimi i plotë:
Sapo përfundova vizitën në Hagë , ku takova
Kadri Veselin !
I fortë guri , i pa thyeshëm si gjithmonë.
Historia që po e percjellë Kadriun dhe shokët e tijë,shpresoj që nje ditë të merrë kahje të duhur.
Shpresoj që një ditë UÇK-ja të trajtohet në mënyrë të drejtë .
Pata rastin ta takoj dhe Hashimin e Nasimin të fala keni nga të gjithë ❤️🇦🇱
Të fala Atdheut!
Atdhe!
Sa fjalë e ëmbël !
Sa fjalë e shenjtë!
Atdhe – tokë që linde djem dhe vajza që të dalin zot.
Tokë që marrim me vete ngado që shkojmë.
Sa herë të na marrë malli për Ty , ne ngopemi me erën Tënde.
Sa herë që ishe në rrezik ne t’u gjendem pranë.
Të ujitëm me gjakun tonë.
Gjaku që u bë liri .
Shumë prej nesh nuk janë në mesin tonë, në altar shëndrisin ata.
U munduam ta ndërtojmë këtë shtet, të bëhëmi një me Europën .
E bëmë luftën e pabarabartë të barazohemi në paqe me të tjerët.
Unë tani jam larg jush , por mendja dhe zemra është aty me ju.
Çdo minut pas grilave është i padrejtë për ne.




















