Berisha: Kongresi mbaroi, por Ramës i hyri dhe më thellë lepuri në bark

E publikuar: 10/04/2022 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ditë pas Kongresit të PS ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij kongresi u parapri nga një ngjarje e rëndësishme, legalizimi i drogës por ka komnentuar edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjet e inceneratorëve. Ish kryeministri shton se Kongresi mbaroi, por në të vërtetë Ramës sipas tij “i hyri dhe më thellë lepuri në bark”.

Postimi i Sali Berishës:

Kongresi i lepurit ne bark! Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave. Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si kongresi i Lepurit ne Bark.

Dje kreu i organizates kriminale, ne nje fjalim te denje per dajon e tij Koleka qe kerkonte ne dhjetor te vitit 1990 te futeshin tanket kunder studenteve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njelloj si dajua e tij xhelat i shqiptareve Spiro Koleka, qe kerkonte te shtypej me tanke opozita, Rama therriste i trembur gjer ne palce ‘ne djall te veje opozita’ dhe çirrej ne kup te qiellit ndihme ndihme dhe me klithmat skape, skape ndersente SPAK-un e Partise.

Keshtu, ai me ze dhe figure i kerkoi dhe i beri thirrje SPAK-ut: Me shpetoni nga Sali Berisha. Ne fakt ndjesite nuk e genjejne, ai eshte i pashprese! Opozita e vertet, me shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje ate ne inceneratorin e hedhurinave te historise.

Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste.

Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit.