Më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar nga fillimi i pushtimit rus

E publikuar: 09/04/2022 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas OKB-së, më shumë se 4.4 milionë ukrainas janë larguar, që kur Rusia nisi pushtimin me 24 shkurt, shkruan The Guardian.

Sipas shifrave të publikuara sot nga agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, 4,441,663 refugjatë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit.

Rreth 90% e personave që janë larguar nga Ukraina janë gra dhe fëmijë.

Rreth 210,000 persona të cilët nuk janë ukrainas, janë larguar gjithashtu nga vendi, sipas Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM). Rreth 7.1 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës, sipas shifrave të publikuara nga IOM në fillim të kësaj jave.