Outgoing US Ambassador to Iraq Christopher Hill speaks at the United States Institute of Peace in Washington, Wednesday, Aug. 18, 2010. (AP Photo/Evan Vucci)
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur ambasador të shkëlqyer homologun e tij në Washington DC, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit shpërndau një fotografi me presidentin Joe Biden.
Hill në Twitter, ka shpërndarë fotografinë e Gjuriqit dhe ka shkruar se është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet ,raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Mgid
Mgid
Minus 9 kg në 14 ditë. Pa dietë, pa uria, pa stërvitje
“Ata na urrejnë sepse e hanë bukën tonë”, Vulinin e bën nervoz takimi i Ku…
“Është kënaqësi ta shohësh një ambasador të shkëlqyer të një shteti mik në Shtëpinë e Bardhë bashkë me presidentin e ShBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill
Takimi i ambasadorit serb, Marko Gjuriq, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, ka nxitur reagime të shumta.
Për këtë takim për Gazetën Express sot gjatë ditës kanë folur ish-ambasadorët e Kosovës në ShBA, Avni Spahiu e Vlora Çitaku.
Avni Spahiu, ka thënë se s’është e zakonshme që një president ta pres në Zyrën Ovale një ambasador, derisa ish-ambasadorja Vlora Çitaku e sheh më shumë si një takim ceremonial, pasi që Gjuriq kishte dorëzuar kredencialet virtualisht para një viti si rezultat i pandemisë dhe s’kishte pasur mundësinë e një takimi fizik.
Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, shpërndau një fotografi me Presidentin Joe Biden e realizuar në Zyrën Ovale. Gjuriq shkroi se pati një takim dhe bisedë të shkurtër me Shefin e Shtëpisë së Bardhë. Një njoftim i tillë i Gjuriq nxiti reagime të shumta marrë parasysh raportet Serbi-SHBA dhe faktin se liderët e Kosovës ende s’kanë arritur të realizojnë vizita në Ëashington e “White House”.