Policia e Kosovës po i bastis dyqanet në veri të Mitrovicës, cak luftimi i kontrabandës (VIDEO)

E publikuar: 08/04/2022 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka nisur një operacion të bastitjes në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Policia këtë operacion po e zhvillon me qëllim luftimin e kontrabandës, dhe cak i operacionit janë disa biznese të asaj zone.

Një shikues i Klan Kosovës e ka dërguar në redaksi këtë pamje ku shihen automjetet e policisë para dyqaneve që po bastisen.