Sulmohet me raketa stacioni hekurudhor në Ukrainën lindore, dhjetra të vrarë e të plagosur

E publikuar: 08/04/2022 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një stacion hekurudhor i përdorur për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore është goditur nga dy raketa ruse, duke shkaktuar viktima.

Kështu ka bërë të ditur kreu i kompanisë shtetërore hekurudhore të Ukrainës, raporton BBC.

Në një mesazh në Telegram, kryetari i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, ka shkruar se një stacion treni në qytetin e Kramatorsk në Donetsk është goditur, duke shtuar se ka viktima, sepse mijëra njerëz ishin në stacion në atë kohë, pasi banorët nga rajoni i Donetsk po evakuoheshin në rajone më të sigurta të Ukrainës.

Këshilli i qytetit të Kramatorsk u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në strehimore.