Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
“Kjo vërtetë me të vërtetë zhgënjyese dhe jo një mënyrë për të ecur para. Veçanërisht kur edhe organizatat joqeveritare të njohura në Kosovë si IKD e GLPS shprehin shqetësimin e njëjtë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Ndryshe të mërkurën Këshilli Prokurorial i Kosovës ka propozuar Blerim Isufajn për Kryeprokuror për ta zëvendësuar Aleksandër Lumezin.