Ambasada e ShBA-ve mohon negociatat me Berishën për kreun e PD-së

E publikuar: 06/04/2022 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, deklaroi se ambasada amerikane i ka dërguar një person për të zhvilluar negociatat për kryetarin e Parisë Demokratike.

Euronews Albania kontaktoi me ambasadën amerikane në Tiranë.

“Pozicioni i SHBA-së në lidhje me shpalljet për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe ato nuk janë të negociueshme,” – thuhej në përgjigje.

Ndërkohë, Berisha deklaroi të mërkurën se pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim ka folur me Enkelejd Alibeajn dhe e ka cilësuar atë si kryetarin e komanduar të PD-së, askush nuk ka tagrin për të vendosur për kreun e partisë, përveç anëtarëve./EuronewsAlbania/