Për herë të parë, Izraeli akuzon Rusinë për krime lufte

E publikuar: 05/04/2022 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke mbajtur marrëdhënie të afërta me Moskën për disa vite, Izraeli kishte kërkuar të vepronte si një forcë ndërmjetëse që nga pushtimi i Ukrainës dhe ishte i përmbajtur në komentet për veprimet e forcave të Vladimir Putinit.

Megjithatë, ministri i Jashtëm izraelit Yair Lapid, sot ka folur për krimet e luftës të Rusisë në Ukrainë – duke shënuar herën e parë të një deklarimi të tillë që kur nisi konflikti, shkruan Skynews.

“Imazhet dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kryen krime lufte kundër një popullsie civile të pambrojtur. Unë i dënoj fuqishëm këto krime lufte”, tha ai në një deklaratë.

Po ashtu gjatë ditës sot, kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, kishte dënuar vrasjen e civilëve të dokumentuar në qytetin ukrainas të Buchas, por nuk akuzoi forcat ruse për përgjegjësi.

Ndërsa përmendi përpjekjet e Bennettit për të ndërmjetësuar paqen në Ukrainë, Izraeli gjithashtu dëshiron të mbajë kanale të hapura për ushtrinë ruse në Siri, ku Izraeli shpesh kryen sulme ajrore mbi asetet iraniane.

“Ne jemi të tronditur nga pamjet e tmerrshme në Bucha – skena të tmerrshme – dhe ne i dënojmë ato”, tha ai.

“Vuajtjet e qytetarëve ukrainas janë të mëdha dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar.”