Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot ka diskutuar virtualisht me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“U pajtuam qe liberalizimi i vizave për Kosovën është i domosdoshëm”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani ka deklaruar se ato kanë biseduar edhe për situatën në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor.